Me rastin e 3 Мajit – Ditës Botërore të Lirisë së Medias, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në rrjetet sociale shkroi:

“Të gjithë ne, si qytetarë të këtij vendi, bartës të funksioneve publike, përfaqësues të institucioneve, bartës të profesioneve të ndryshme, jemi të detyruar të mbështesim dhe mbrojmë lirinë e medias dhe të sigurojmë që gazetarët të raportojnë të vërtetën pa censurë dhe frikë nga çfarëdo qpftë pasoje. Mediat e lira kanë një rol veçanërisht të rëndësishëm që shoqëria të funksionojë në mënyrë të përgjegjshme dhe të përshtatshme.

Fatkeqësisht, liria e medias është nën kërcënim në shumë pjesë të botës, e kështu edhe këtu tek ne, në shtëpi. Gazetarët janë shpesh shënjestër e ngacmimeve, frikësimit dhe madje edhe dhunës vetëm pse kryejnë detyrën e tyre. Prandaj, si shoqëri, duhet të bëjmë gjithçka për të mbrojtur gazetarët dhe lirinë e medias. Dhe sot, në këtë Ditë Botërore të Lirisë së Medias, dhe çdo ditë tjetër, le të kujtojmë kauzën e lirisë së medias. Le të qëndrojmë pranë gazetarëve dhe mediave që luftojnë për të vërtetën dhe të angazhohemi për të mbrojtur këtë shtyllë bazë të demokracisë” – shkruan Arben Taravari.