Sekretari Gjeneral i ASH, dhe tani më kryetar i Komunës së Gostivarit Dr. Arben Taravari, në emisionin Zig Zag në Tv Art, foli, për fitoren e tij në Gostivar dhe rolin e Qeverisë reformatore.
Ai më tej tha se Aleanca për Shqiptarët është freskia e kësaj qeverie, ngase BDI ka qenë pjesë e Qeverive të mëparshme që në vehte mbartin edhe përgjegjësinë e së kaluarës në raport ne realizimin e shumë objektivave për shqiptarët. Duke e nënvizuar rolin e ASH në Qeveri si një shpresë për reformat në rrugën e integrimit në NATO dhe BE si dhe realizimin e planit 3-6-9, si marrjen e rekomandimit pozitiv si dhe fillikin e negociatave me BE-në.

Taravari theksoi poashtu se pa ASH do ishte e pamundur të zgjidhet Kryetari i Parlamentit Shqiptar, ngase BDI për një kohë të gjatë ka bërë përpjekje por e ka patur të pamundur!

Taravari, shtoi poashtu se Koalicioni Aleanca me Besë në bazë të votave në nivel republikan është fituese absolute që gëzon legjitimitet të plotë, dhe në zgjedhjet parlamentare, do rradhitej si force e pare politike koalicioni Aleanca me BESË, dhe ky koalicion duhet të vazhdojë të funksionoj edhe më tej.