Kryetari aktual i Gostivarit, Arben Taravari nuk parapëlqen që edhe për një mandat të udhëheq me Komunën e Gostivarit.

Në emisionin Click Plus, ka deklaruar se një mandat në pushtet lokal të stërlodh, por sërish thotë se muajt mars dhe prill janë definitive për atë se a do të kandidohet nga partia ose jo.

“Ende nuk e di. Do të shohim se si do të zhvillohen rrethanat në mars dhe prill. Unë vazhdoj të them, se një mandat është i mjaftueshëm për një njeri në krye të Komunës. Por, do t’i shohim edhe anketat, brenda partiake.

Nuk e përjashtoj edhe mundësinë që të kandidoj. Por, personalisht kisha preferuar që katër vjet në pushtet lokal, jo të lodh, por të stërlodh”, tha Taravari.