Mbrëmjen që lam pas, në Studio 1 e hapur  me Aleksandar Çomovski, në linjë telefonike me qytetarët ishin të ftuar kryetarja e Manastirit, Natasha Petrovska, kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, si dhe kryetari i Kumanovës, Maksim DimitrievskI.

I pyetur nga gazetari se a është votuar buxheti nga këshilli komunal, Taravari tha se këtë vit ndryshe nga viti i kaluar u arrit marrëveshje dhe buxheti u votua.

“Po këtë vit ia dolëm në momentin e fundit me datë 31 dhjetor ram dakord dhe buxheti kaloi. Unë mendoj se është pasuri për Gostivarin që shumica e këshillit komunal është opozitare karshi kryetarit dhe përsëri qyteti funksionon mirë. Vitin që lam pas, nuk e votuan buxhetin dhe kishim problem të madh deri në fund të muajt Mars, sepse nuk mundeshim asnjë porosi të bejmë, apo të punojmë. Pastaj disi filluam të funksionojm dhe unë jam i kënaqur, pak a shumë mendojë se edhe këtë vit njejtë si vitin e kaluar do të bejmë disa punë për qytetin, që nuk do të thotë se kjo  është vetëm sukses i kryetarit, por edhe i këshillit komunal”, deklaroi Taravari.

Ndryshe Arben Taravari me punën e pa lodhur për t’u kujdesur për qytetin, i ka dhënë Gostivarit imazhin e një qyteti europian. Falë punës së përditshme të ndërmarrjeve komunale, por edhe punës së bërë me qytetarët, sot Gostivari  është një qytet ndryshe.