Sekretari Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari në një deklaratë ekskluzive për News33.tv ka deklaruar se Koalicioni Aleanca dhe Alternativa nuk mbështesin organizmin e zgjedhjeve të jashtzakonshme lokale në Shtip dhe Pllasnicë,sipas tijë në kohë pandemie do të ishte e pa logjikshme për mandat shtatë mujorë të bëhen shpenzime të panevojshme.

Sipas Taravarit shumë më mirë do të ishte që të caktohen ushtrues detyre Kryetar Komune ashtu siç e mundësonë ligji për vetqeverisje lokale deri në mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta lokale në vitin 2021.

“Është e pa logjikshme që në kohë pandemie kur po ballafaqohemi me rrezik të lartë për shëndetin publik për mandat shtatë mujorë të organizohen zgjedhje në dy komuna.
Ne si koalicion mendojmë se nuk është e arsyeshme edhe të bëhen harxhime të panevojshme në kohë krize dhe nuk do të arrihej asgjë konkrete. Ne si koalicion mbështesim dhe jemi ithtarë të idesë se në këto dy komuna duhet të emrohen ushtrues detyre deri në zgjedhjet e rregullta të cilat edhe ashtu janë shumë afër. Koalicioni Aleanca dhe Alternativa propozojmë që mos bëhen shpezime të pa nevojshme dhe mos të rrezikohet shëndetit i qytetarëve tani kur kemi një valë të dytë të pandemisë sepse ka zgjidhje ligjore për këtë problem”, ka deklaruar Arben Taravari për News33.tv