Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një postimi ka folur rreth ngjarjes së publikuar sot nga ana e mediave për mosregjistrimin e nxënësve shqiptarë në gjimnazin “Koço Racin” të Velesit.

Këtë ngjarje Taravari në postimin e tij e cilëson si një shovinizëm klasik

“Në vitin 2023, në një komunë dhe nga disa parti në Maqedoni, pamundësohet mësim në gjuhën amëtare fëmijëve të cilët i takojnë popullatës që është mbi 30% në këtë shtet! Kjo është shovinizëm klasik!” shkruan Taravari