Qindra qytatere vershuan sote rruget e Gostivarit ne protesta per te mbeshtetur Arben Taravarin,duke kerkuar nga qeveria qe te ktheje ingerencat Komunes se Gostivarit me pankartat “Gostivarin nuk e shesim Arbenim e Mbeshtesim”, “Jashte drejtoret e dhunshem”, “Parat tona per komunen tone” ishin disa nga pankartat qe mbanni ne duar protestuesiit qe dolen sot,per te kerkuar kthimin e kompetencave Arben Taravarit.

Profesori univerzitar Halil Snopce perpara protestuesve deklaroi mbeshtetjen publike per kryetarin Taravari duke kerkuar nga qeveria te lejoje arsim te shendoshe ne familjet e Gostivarit dhe ti kthehen kompetencat Taravarit: “Vendimi I fundit per marrjen e kompetencave te arsimit nga ana e qeverise eshte hipokrizia me e madhe e pushtetit aktual. Si mundet qe nje organ I emeruar tia merr kompetencat nje organi te zgjedhur? Valle, a ju ka penguar pushtetit aktul kjo qasje progressive dhe demokratike te kryetarit Taravari. I drejtohemi posacerisht LSDM-se dhe kryeministrit Zaev qe te reflekton, sepse prej atyre te BDI-se edhe ashtu ska shpresa, ato e shofin vetem interesin, leverdine personale dhe se cajne koken per interesat e gjithmbarshem. . Me perkrahjen tone jemi te sigurte se kryetari Taravari do te deshmoje te gjitheve, parasegjithash Zaevit, qe ai e dine te beje ate qe te tjerit e thone me fjale por nuk e mendojne me zemer.”

Qytetaret e Gostivarit e perkrahin masivisht Kryetarin Taravari kete nuk nguruan dhe e shprehen sot me prezenecen e tyre ne protesta.Taravari perpara qytatere deklaroi se e rrezuan rregjimin,duke dhene edhe gjakun me 27 prill,ku theksoi me bindje se do rrezojne edhe gjysmen tjeter te rregjimit mbetur:

“E dini se me 27 prill ne e rezuam rregjimin apo jo.Ne ishim ato te cilet dhame edhe gjak per rezimin e rregjimit.Po a rezum komplet rregjimin? Jo, sot ballafaqohemi me gjysmen tjeter te regjimit dhe prej ketu prej gostivarit me plote pergjegjesi e them se edhe ate nje gjysem regjim qe ka mbetur qe quhet BDI do e rezojme dhe definitivisht do mundohemi qe shoqeria ne Maqedoni te jete demokratike. Si mund ta bejme ate dmth e keni parasysh se me 29 tetore nuk eshte faji yne se i fituam.”

Taravari kerkoje nga kryeministri Zaev qe te ktheje Ingerencat Komunes se Gostivarit,sepse protestat nuk do ndalen derisa drejtesia te shkoje ne fund. “Ramiz Merko ka ndruar te gjithe drejtoret dhe nuk I meren kompetencat,Arben Taravarit I meren sepse eshte kundershtari I qeveris. Ne do vazhdojme me protesta nuk do ndalojme,porosi Zaevit duhe te ulet dhe te mendoje se pjesen e krimineleve te cilet 15 vite ishin me Gruevskin,I ka prane dhe e mesojne keq,dhe duhet te terheqe disa poteza qe ka luajtur,dhe njera prej atyre eshte kthimi I ingerencave Komunes se GostivaritsSepse vetem kryetari I komunes ne bashkpunim me keshiltaret e arsimit mund te caktoje drejtorat e shkollave.”

Kryetari gjithashtu beri thirje per protestat e neserme qe do mbahen ne Shkup per rastin e Almirit,I cili konfirmoi dhe pjesmarjen e tij” Neser ka protesta per Almirin.Nje vite eshte qeveria nuk pushtet dhe asnje ndryshim nuk ka ndodhe asnje reforme.Ju beje thirje te gjitheve te jemi neser present per drejtesine ndaj Almirit.”