Nga hero të Maqedonisë në tradhtarë, të akuzuar për krim dhe terrorizëm. Patriot kur vrisnin civilë shqiptarë dhe tradhtarë kur iu futën politikës.

Johan Tarçullovski dhe Lube Boshkovski, njëri i dënuar nga Tribunali i Hagës, ndërsa tjetri i përndjekur si nga Haga ashtu edhe nga gjykatat kroate, por që të dy në fund përfunduan në bankën e të akuzuarve në gjykatat e Maqedonisë.

Pas akuzave për vrasjen e civilëve shqiptarë, në Maqedoni u kthyen me tapet të kuq, por rrugëtimi i tyre përfundoi pas hekurave kur vendosën t’i futen politikës.

Politika thonë përpin gjithçka, madje i bën bashkë edhe kundërshtarët e dikurshëm nga zonat e luftës. Si e filluan karrierën Lube Boshkovski dhe Johan Tarçullovski, njëri i akuzuar dhe tjetri i dënuar për masakrën e vitit 2001 në Luboten të Shkupit.