Mjeku nga Aleanca për Shqiptarët, Bekim Tateshi në emisionin EU Click të TV21 tregoi se ku ishte gabimi i institucioneve shtetërore gjatë menaxhimit me virusin Covid-19.

Tateshi bëri një pyetje se si i lejoi inspektorati shtetëror që njerëzit që vinin nga Italia Veriore të futen në Maqedoni të pa kontrolluar dhe më pas ato kanë shkuar nëpër vendbanimet e tyre duke përhapur virusin.

Tateshi shtoi se nga Ministria e Shëndetësisë nuk janë përcjellur rekomandimet e duhura.