Një tatuazh elektronik është krijuar me grafene, një material shumë i hollë që është 200 herë më i fortë se celiku dhe mund të monitorojë shëndetin.
Është më i përcueshëm se floriri, i cili përdoret më së shumti në pajisje elektronike.
Në një intervistë për BBC, profesoresha Nanshu Lu nga Universiteti i Teksas tha: “Grafene mund të jetë 300 herë më i hollë se floriri, prandaj Graphene Electronic Tattoo është pajisja më e hollë dhe e butë që është krijuar ndonjëherë.”
Grafene lejon që trupi të funksionojë normalisht si më parë, duke u formuar edhe rrudhjet po përkuljet.
“Dikush mund të mendojë trupin e njeriut si një makinë elektronike që prodhon sinjale elektrike si volazhet, prandaj grafene mund të monitorojë rrahjet e zemrës tuaj,” – tha profesori Deji Akiwande.
Grafene arrin të kontrollojë funksionimin e organeve thelbësore të trupit të njeriut. Ata shtuan se nga viti 2022 grafene mund të kushtojë më lirë se floriri që të jetë i përballueshëm për të gjithë.