Disa nga ish funksionarët e falur të ciët janë të akuzuar bë Prokurorinë Speciale Publike përsëri kërkojnë ndihmë nga vendimet të dhëna të kryetarit të shtetit, Gjorgje Ivanov, thekson “Makfaks”.

Të akuzuarit nëpërmjet grupit të avokatëve kanë sjellë ankesa në gjyq, të cilët potencojnë se ende është në fuqi vendimi i Ivanovit për falje, ndërkaq nga PSP nuk komentojnë fillimin e procesit gjyqësor.Ivanovi më 12 prill 2016, shpalli vendimin e tij për falje të 56 personave nga hetimet dhe krimet e shumta.Me 19 maj, Parlamenti i mundësoi shefit të shtetit të anulon abolimin me ndryshimet e Ligjit për falje, i cili thotë se Ivanovi ka mundësi të anulon abolimin në afat prej 1 muaji.

Në momentin kur Parlamenti miratoi ndryshimet e Ligjit për falje, afati i anulimit për abolim kishte kaluar.Krahas datave jo përputhëse , Ivanovi anuloi abolimin, por të akuzuarit thonë se ende janë të falur.

Avokatët e të akuzuarve në PSP të cilët ishin të falur në saj të ankesave të tyre, kanë deklaruar se Ivanovi ka të drejtë për faljen e tyre, jo vetëm me ndryshimet e ligjit që i mundësuan të anulon abolimin, por edhe me vendimet që janë sjellë paraprakisht.

Disa nga avokatët e të akuzuarve për mbrojtje, deklaruan për ,, Makfaks,, se janë të bindur në forcën e argumenteve juridike dhe se gjyqi do t’i vlerësojë ankesat e tyre.

Mes të akuzuarve nga PSP-ja janë ish ministri për transport dhe lidhje, Mile Janakievski, i cili nga kryetari Ivanovi ishte i falur 16 herë.

Ish ministrja për punë të brendshme, Gordana Jankullovska, nga Ivanovi përfitoi 11 falje, Nikolla Gruevski ishte i falur pesë herë për pesë vepra dhe Sasho Mijallkov 6 herë i falur nga kryetari Ivanov./Zhurnal.mk