Të burgosur shqiptar nga Shqipëria dhe Kosova, per vepra të ndryshme penale, për shkak të kushteve të vështira në burgun e Kumanovës nga data 10.02.2019, nga ora 16.00 janë në grevë urie.

Dhjetra të burgosur kanë nënshkruar një peticion duke e informuar publikun nëpërmjet mediave, OSBE-në, Komitetin e Helsinkut, Ministrinë e Drejtësisë, Avokatin e popullit dhe Drejtorinë për sanksione, që te marrin masa te duhura sepse kushtet në këtë burg janë tejet primitive dhe bien ndesh me të drejtat e njeriut.

Ky grup gjithashtu ka informuar këto institucione dhe organaziata relevante se nëqoftëse nuk merren masa të duhura brenda 24 orëve ata do të ndërmarrin hapa më radikale të grevës dë urisë. /fol.mk