Kërkesat për paraburgim nga ana e Prokurorisë Speciale Publike për të dyshuarit e rastit “Trust” tani më janë shpërndarë tek gjykatësit për procedurë paraprake, ndërsa sot ata do të merren në pyetje.

Në lëndën “Trust”, janë të dyshuar tre persona fizik tre juridik, mes tyre edhe drejtuesit e firmës “Transmet”, “Sileks”, dhe “Vato” për pjesëmarrje në tenderin e ELEM-it.

Sipas PSP-së, ELEM u ka mundësuar konzorciumit të këtyre tre firmave të realizojnë profit prej 17 milionë euro.