Kjo javë pritet të jetë vendimtare për zgjedhjen e kryeparlamentarit, si hap i parë që do të konfirmojë shumicën parlamentare mes LSDM-së, BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët.

Jozyrtarisht flitet për ditën e enjte kur do të thirret Parlamenti për vazhdimin e seancës konstituive, ngaqë ajo u la përgjysmë gati dy muaj më parë, kur dhe u verifikuan vetëm mandatet e 120 deputetëve të rinj për përbërjen parlamentare 2017-2021.

Aktualisht, kryesuesi i seancë është ish-kryeparlamentari nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanosvki, i cili duhet të thërras seancën e ardhshme konstitutive.