Pasnesër në Shkup do të mbahet protestë për drejtësi në Maqedoni. Nga faqja zyrtare e facebook-ut “Drejtësi për Almirin” njoftojnë se me ardhjen e përfaqësuesve të BE-së, Johanes Han dhe Federica Mogerini do të dalin në protestë me qëllim që, siç thuhet në njoftim, të përkujtojnë se drejtësia në Maqedoni ka vdekur, transmeton Portalb.mk.

“Të enjten, më 19 prill, do të tubohemi para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ta përshëndesim Mogherini dhe Hahn, dhe t’i përkujtojmë se drejtësia në Maqedoni ka vdekur. Për kohën e tubimit do të ketë informata plotësuese”, thuhet në njoftimin e tyre në facebook.