Komisari për zgjerim Johanes Han në Maqedoni do të jetë javën e ardhshme, të hënën, ndërsa të martën vjen edhe Rajnhard Pribe, udhëheqës i Komisionit në emër të cilit BE më 2015 përgatiti listën e reformave të domosdoshme që vendi duhet t’i zbatojë që të kapërcejë ngecjen në rrugën drejt BE-së.
“Pribe vjen në konferencën e ASHAM-it, ndërsa vizitat e tij esenciale të vendit, në të cilat do të diskutojë për prioritetet, do të jenë në korrik”, ka thënë zv/kryeministri për eurointegrime Bujar Osmani, transmeton Aktuale.mk.