Pas publikimit të disa protokolleve si të sillen qytetarët kur dalin për kafe, qëndrojnë në një hotel ose blejnë në qendrat tregtare në kohë të pandemisë me Kovid-19, dje nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), u kumtuan rekomandime të obligueshme për votim në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare. Kushte specifike për votim do të duhet të zbatohen më 13 korrik, ditën e parë të votimit, kur është paraparë të drejtën e tyre të votës ta realizojnë personat pozitivë me Kovid-19 dhe ata që janë në vetizolim.

Anëtarësi i KSHZ-së, Boris Kondarko, në fjalimin e tij për protokollet për zgjedhje tha se më 13 korrik procesin zgjedhor do ta zbatojë Këshilli i veçantë zgjedhor (KVZ) që do të përbëhet nga punonjës shëndetësorë dhe përfaqësues të partive politike.

Sipas Kondarkos, anëtarët e KVZ-së do të pajisjen me pajisje mbrojtëse. Anëtarët e KVZ-së, sipas rekomandimeve të konfirmuara t obligueshme, pajisjen mbrojtëse e ndërrojnë pas përfundimit të votimit në shtëpinë e çdo votuese, gjegjësisht aq herë sa do të shkojnë të vizitojnë shtëpi të personave që do të votohet.

Nuk do të zbatohet dezinfektim në kutitë e votimit pas çdo votuesi.

Proces të ngjashëm të votimit do të zhvillohet edhe më 14 korrik, deklaroi nënkryetarja e KSHZ-së Ditmire Shehu, e cila theksoi se për dallim nga 13 korriku, procesin e votimit në shtëpitë e të sëmurëve, personat kronikë më 14 korrik do ta zbatojnë Këshillat e veçantë zgjedhorë. Ata sipas Shehut nuk do të mbajnë veshje mbrojtëse sepse nuk bëhet fjalë për raste pozitive nga Kovid-19, do të mbajnë vetëm maskë, doreza dhe do të duhet të mbajnë distancë. Anëtarët e KVZ, maskën duhet ta ndërrojnë në çdo 4 orë.