Papa Françesku ka kërkuar një debat për të vendosur nëse të martuarit e regjionit të Amazonës në Brazil të bëhen priftërinj

Kryesuesi i kishës morri vendimin për të larguar një pjesë të rregullit kundër martesës që kanë priftërinjtë, dhe me shumë gjasë do të vendoset në votim pas kërkesës të bërë nga kardinali Claudio Hummes, president i Komisionit Peshkopal të Amazonës, shkruan rtv21.tv.

Kardinali ka kërkuar nga Papa ta konsiderojë një urdhër të quajtur “Viri Probati”, ku meshkuj të martuar me besim të madh, të gatshëm të bëhen udhëheqës shpirtëror ta ushtrojnë detyrën në Amazonë ku ka një mungesë priftërinjsh, dhe sektet evalengjike dhe pagane po i zënë vendin krishterimit.