Strehimorja në Momin Potok prej sot do të punojë 24 orë që të mundet në periudhën e dimrit t’ju sigurojë qëndrim, ushqime të ngrohta dhe mbrojtje shëndetësore personave të pastrehë nga Qyteti i Shkupit. Në mënyrë shtesë, hapen edhe tre pika rajonale në Strumicë, Strugë dhe Manastir, të cilat do t’ju japin mbështetje personave të pastrehë nga pjesët e tjera të Maqedonisë.

“Në pajtim me paralajmërimet e DPHM për temperatura më të ulëta po riorganizohemi me qëllim që personat e pastrehë të cilët janë në territorin e Qytetit të Shkupit në mënyrë të kompletuar të kujdesen dhe t’i marrin të gjitha shërbimet. Strehimorja do të punojë 24 orë në tre muajt e ardhshëm”, tha Suzana Tuneva Pauinovska, sekretarja e Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit.

Informoi se për këtë periudhë do të angazhohen 40 vullnetarë, shërbime shtesë patrulluese sociale të cilët do të patrullojnë në orët e natës, ndërsa do të ketë edhe personel mjekësor për personat të cilët kanë nevojë për mbrojtje shëndetësore.

Gjatë qëndrimit në strehimore, personat e pastrehë marrin rroba të pastra, ushqime të ngrohta, kujdesen për higjienën e tyre, ndërsa marrin edhe mbrojtje të plotë mjekësore. Kryqi i Kuq, thotë Tunteva Paunovska, ka bashkëpunim edhe me Qendrën klinike dhe spitalet private për personat të cilëve iu duhet mbrojtje sekondare shëndetësore për atë që pjesa e madhe e të pastrehëve janë pa sigurim shëndetësor.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska gjatë vizitës në strehimore theksoi se sivjet Maqedonia në mënyrë të përgatitur e pret dimrin me hapjen e tre pikave shtesë të cilat do të punojnë si qendra rajonale e ato janë në Strumicë, Strugë dhe Manastir.

Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov theksoi se Qyteti për vitin e ardhshëm për 30 për qind do ta rrisë mbështetjen për funksionimin e kësaj pike.

Gjatë vitit të kaluar strehimoren e kanë shfrytëzuar 54 persona, por, siç tha, Tuneva, duke e pasur parasysh atë që sivjet ka kapacitet të rritur, numri i personave që do të mund të shërbehet këtu është prej 90 deri në 120 persona.