Të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë, bllokohet Capitol Hill

Capitol Hill në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është mbyllur pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri.

Capitol Hill është bllokuar, pasi një burrë “kishte përplasur automjetin ” me atë të policisë, raporton ABC.

Sipas medieve amerikane, i dyshuari kishte përplasur automjetin e tij me atë të policisë, dhe më pas i është vërsulur policëve tjerë që ishin në afërsi.

Pas një përalljeje të shkurtër janë dëgjuar disa të shtëna, por askush nuk është plagosur.

Sulmuesi është arrestuar, ndërsa motivet e sulmit deri më tani janë të panjohura.