Me rastin e dhjetëvjetorit të luftimeve në Brodec, të shtunën me datë 11 nëntor, do të bëhen homazhe te varrezat e Tetovës, për nder të Visar Sinanit, njofton Gazeta Lajm.

“E shtunë, 11.11. 2017, ora 14 e 30 në varrezat e qytetit në Tetovë do të bëhen homazhe për nder të 10 vjetorit të rënies së birit, vëllaut, shokut Visar Sinani në betejën e Brodecit”, ka njoftuar familja Sinani nga Tetova.