Filipçe: Reagim i lehtë lokal i vaksinës kundër Kovid-19 te disa nga punonjësit shëndetësor

Skuqje lokale, ënjtje e vogël rreth vendit ku është dhënë vaksina dhe dhimbje e lehtë janë regjistruar te disa nga punonjësit shëndetësor të cilët kanë marrë vaksinën kundër Kovid-19 në spitalin modular të Klinikës infektive në Shkup.

Këtë për MIA-n e ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili ka thënë se bëhet fjalë për reagim lokal të vaksinës.

“Përveç skuqjes, ënjtje të vogël dhe dhimbje, reagim tjetër të vaksinës deri tani nuk ka”, ka thënë Filipçe.