Pas fitores së mbrëmshme të hendbollistëve të Maqedonisë, shumë tifozë përmes rrjeteve sociale janë organizuar që nga afër të ndjekin ndeshjet në fazën e parë në Zagreb.

Për këtë qëllim Telekomi po dërgon tifozë të cilët do të bëjnë tifo për hendbollistët e Maqedonisë në ndeshjen e nesërme kundër Malit të Zi. Sonte nga Shkupi niset autobusi me 50 fituesit më të lumtur nga loja shpërblyese e Telekomit nëpërmjet Facebook-ut.