Telekomi i Maqedonisë e sjell për herë të parë në Maqedoni programin e famshëm Evropian të muzikës urbane – Telekom Elektronik Bits. Fillimi i platformës për muzikë të klubeve, film dhe art shënohet sonte me projeksion të kinemasë dhe ekspozitë. Në Shkup do të vijnë Ame Di-Xhej Set dhe Di- Xhej Tijana T nga Beogradi. Ndërsa mbështetja vendore mbërrin nga Di-Xhej dhe producenti maqedonas Hercell. Të gjithë ata që do të vizitojnë këtë program muzikor do të mund të marrin benefite në Telekomin e Maqedonisë.

“Kemi një mundësi unike për të gjithë vizitorët që do të vijnë në ahengun e sontëm. Kur dikush do ta tregojë biletën në dyqanet e Telekomit, do të ketë mundësi të marrë një ofertë Smart Kull nga pakoja e Magentës, me të cilën fiton internet të pakufizuar për periudhë prej 24 muajve. Këtë duam tua mundësojmë shfrytëzuesve”, deklaroi Andreas Ellcner, Ddrejtor Ekzekutiv i Telekomit të Maqedonisë.