Janë marrë vesh për një takim të sërishëm, por nuk dihet se kur. Ky është rezultati i takimit të djeshëm të përfaqësuesve të Prokurorisë Speciale me përfaqësuesit e huaj të kompanisë që u realizua në selinë e Telekomit të Maqedonisë. Detaje zyrtare nuk ka as sot. Jozyrtarisht, ekipi i Janevës i udhëhequr nga Lençe Ristovska, në takim janë marrë vesh që Telekomi të veprojë sipas kërkesave të Speciales dhe të mundësojë qasje në bazën e të dhënave të këtij operatori. Takimi erdhi pasi Gjykata penale katër herë refuzoi të japë urdhër me të cilin Specialja do t’i kontrollonte sistemet kompjuterike të Telekomit të Maqedonisë. Ish gjykatësja në Gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut, Margarita Caca Nikolovska, takimin e Speciales me Telekomin e Maqedonisë e cilësoi si hap pozitiv. Pengesat e Penales për Specialen, tregojnë për atë se operatori i telekomunikimit e ka çelësin për atë se kush i ka përgjuar në mënyrë të paligjshme qytetarët e Maqedonisë, thotë Nikollovska.

 Është e qartë se ka ndonjë nevojë për të pasur një ndalesë të tillë. Askush nuk jep sqarime përse kjo është ashtu, por mendoj se dera tashmë është hapur, duke pas parasysh atë që ndodhë në SHBA lidhur me rastin e Telekomit. Kështu që, Maqedonia nuk mund të mbetet e mbyllur rreth këtij rasti – deklaroi Margarita Caca Nikollovska, ish gjykatëse në Gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut.

Katica Janeva që nga viti i kaluar u ankua se Gjykata Penale refuzon të jep urdhër për kontrollim në sistemet e Telekomit të Maqedonisë. Arsyetimet nga Penalja ishin se kërkesa e Speciales është e paqartë, ndërsa lokacioni i serverëve është i ndryshueshëm. Ekipi i Janevës tashmë konfirmoi se qytetarë, gazetarë, biznesmenë dhe politikanë janë përgjuar pa urdhër gjyqësor, ndërsa bastisja në Telekom duhet të jep përgjigje për rastet, “Fortesa” dhe “Target”, për atë se kush ka përgjuar në Maqedoni në mënyrë të paligjshme dhe për çfarë nevoje. Provat që deri më tani i ka siguruar Specialja tregojnë se në mënyrë të paligjshme janë ndjekur 4 286 numra telefoni, ndërsa 1541 numra janë përgjuar edhe pse ka përfunduar urdhri gjyqësor.