“Kisella Voda ka probleme të shumta të grumbulluara ndër vite dhe pas ndryshimit pushteti i ri lokal i udhëhequr nga LSDM-ja do të angazhohet të trajtoj problemet kyçe”, porositi kryetari i degës së LSDM-së në Kisella Vodë, Filip Temelkovski, në fjalimin e tij me rastin e 8 shtatorit, ditës së pavarësisë.

“Komuna jonë është lënë pas dore nga kryetarët e kësaj komune nga rradhët e OBRM-PDUKM-së për vite me radhë. Kjo gjë do të ndryshojë. Kemi zgjidhje për komunën tonë. Pas ndryshimit të pushtetit lokal, komuna do të punojë në interes të të gjithë qytetarëve. Ne do të zgjerojmë hapësirat e gjelbërtaa me parqe të reja, në vend që qytetarëve të ngulfaten nga tymi, ne do të krijojmë një mjedis me ajër të pastër. Ne u sigurojmë fëmijëve tanë rrugë të sigurta nga shtëpia për në shkollë”, tha Temelkovski.

Në fjalën e tij, Temelkovski shtoi se është koha që Komuna e Kisella Vodës të ketë një qeveri lokale të përkushtuar, të përgjegjshme dhe të angazhuar.