Pa përkthim në gjuhën greke, emri Maqedonia e Epërme, ashtu siç shqiptohet në gjuhën maqedone, është zgjidhje e pranueshme për Stavros Teodorakis, lideri i partisë greke, Potami.

Nën slloganin “Kohërat kërkojnë guxim dhe përgjegjësi”, Teodorakis, para anëtarëve  të organit më të lartë të lëvizjes, fliste për ngjarjet e fundit në Greqi, mes të cilëve edhe çështja e emrit dhe rasti me kompaninë farmaceutike, Novartis.

“Ne guxojmë dhe e ndërmarrim përgjegjësinë dhe themi se e pranojmë termin Maqedonia e Epërme, të papërkthyer ashtu siç ishte propozuar te fqinjët tanë.  Kërkojmë t’i ndryshojnë librat e tyre, kërkojmë të lirohen nga irredentizmi, por u themi,  kur të bëhet e gjithë kjo, do t’i shtrëngojmë duart dhe do të dakordohemi, sepse ashtu siç tha Kami,  e ajo vlen edhe për ta edhe për ne: “E dua shumë atdheun tim që të jem nacionalist”, tha Teodorakis.

Lidhur me protestat për “mbrojtje të Maqedonisë”, lideri i Potamit, theksoi se nuk kanë kurrfarë pika të përbashkëta me folësit dhe slloganet e tubimeve, me ato të cilët mbrojnë “një Greqi të frikësuar”, Greqi që gjithkund sheh komplote”.

“Greqia nuk do të dominojë në Ballkan sepse do të vendosë veto. Do të dominojë, nëse dominon, si forcë primare në ekonomi dhe kulturë”, tha Stavros Teodorakis. /Fol/