Bashkësia Fetare Islame (BFI) dhe Komuniteti Bektashian në Tetovë do të duhet përsëri t’i drejtohen gjykatës për të treguar se kanë të drejtë menaxhimi me kompleksin e objekteve që janë në pronësi të kombinatit “Teteks”, në teqenë “Arabati Baba”.

Kontestimi për këto objekte zgjat tashmë 17 vite, ndërkaq që pas vitit 2001 BFI-ja ka menaxhuar me këto objekte.

Gjykata e Lartë vendosi që të shfuqizojë aktgjykimin e Apelit në Gostivar dhe të Gjykatës Themelore të Tetovës. Bëhet fjalë për hotelin “Teqe”, një ngastër, një banesë, vendparkim, në një vlerë prej rreth një milionë euro.

Gjykata e Lartë ka konstatuar shkelje të Ligjit për procedurë kontestimore në vendimet e Apelit në Gostivar dhe të Themelores në Tetovë.