Deputetja Frosina Remenski njoftoi se padia kundër saj për ofendim dhe shpifje të ngritur nga ish-ministri i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov, është tërhequr pasi as ai dhe as avokati i tij nuk kanë qenë prezent në seancën gjyqësore, raporton Fokus, përcjell Fol.

Në këtë rast, kur as paditësi, as përfaqësuesi i tij ligjor nuk paraqitën në gjykatë në mënyrë të pajustifikueshme, kurse pas një padie që ata vetë kanë parashtruar, kjo do të thotë tërheqje automatike të të njëjtave.

Sipas dokumentit, në seancën e cila duhej të mbahej në Gjykatën Themelore Shkup 2, dhe e cila ishte planifikuar më 2 tetor këtë vit, nuk është paraqitur paditësi Spasov, i cili kërkonte ngritjen e përgjegjësisë për shpifje dhe dëmet jomateriale prej 1.200.000 denarëve. /Fol/