Tërmet me fuqi prej 2,7 ballë sipas Rihterit është regjistruar në rajonin e Dojranit.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në thellësi prej 5 kilometrash dhe 23 kilometra në jug të Dojranit të Vjetërnë Republikën e Greqisë.
Rajoni i Dojranit gjatë periudhës së kaluar ka qenë i përfshirë nga një seri tërmetesh me intensitet të dobët, ndërsa më i fuqishmi ishte më 2 janar, me fuqi prej 5 ballë sipas Rihterit.