8 C
Tetovo
E hënë, 29 Qershor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniTërmet në rajonin Tetovë-Gostivar

Tërmet në rajonin Tetovë-Gostivar

Një tërmet me epiqendër në rajonin Tetovë-Gostivar është regjistruar pas mesnate, njoftoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikore në Shkup njofton INA.

Sipas të dhënave të observatorit, tërmeti ka ndodhur në ora 00:06 dhe ka pasur magnitudë lokale prej 3.0 sipas shkallës së Rihterit.

Sipas informacioneve të deritanishme, lëkundjet janë ndjerë nga banorët e Gostivarit, Tetovës dhe zonave përreth, me intensitet prej III gradësh sipas Shkallës Evropiane Makrosizmike.

Nga Observatori Sizmologjik bëjnë të ditur se qytetarët që e kanë ndjerë tërmetin mund të kontribuojnë në hulumtimet sizmologjike duke plotësuar pyetësorin e publikuar nga institucioni.

Autoritetet nuk kanë raportuar për dëme materiale apo persona të lënduar nga tërmeti.(INA)

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments