28 trupa të pajetë janë gjetur deri tani nën rrënojat e ndërtesave të shembura nga tërmeti 7 ballë që goditi Izmirin një ditë më parë. Ministri i turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca informoi se nga mbi 1 mijë të lënduar, 25 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërsa 381 persona të tjerë me lëndime më të lehta. Pjesa tjetër e të lënduarve janë lëshuar nga spitalet pas marrjes së kujdesit mjekësorë. Frika se bilanci i viktimave mund të rritet është e pranishme, pasi operacionet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë. Në këtë periudhë të vështirë, ka edhe momente të tilla që ngjallin shpresë, siç ishte shpëtimi i një nëne dhe 4 fëmijëve të saj 23 orë pas tërmetit apo i një 50 vjeçarje që për 17 orë kishte qëndruar nën gërmadha. Presidenti turk Rexhep

Taip Erdogan ka thënë se për çdo qytetarë që si pasojë e tërmetit ka mbetur pa kulm mbi kokë do të ndërtohet shtëpi.

Më pak dëme nga tërmeti i djeshëm regjistron Greqia. Dridhjet më së shumti i ndjenë banorët e ishullin Samos. Bilanci i viktimave në Greqi mbetet dy, pasi një 15 vjeçare dhe një 17 vjeçar humbën jetën nga shembja e një muri. Mediat greke raportojnë se dy të rinjtë u gjetën disa orë pas tërmetit të përqafuar poshtë rrënojave.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, dhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, të premten shkëmbyen ngushëllime për tragjedinë që i goditi. “Pavarwsisht dallimeve tona, ka kohëra kur popujt tanë kanë nevojë të qëndrojnë së bashku”, shkruan në Tëitter kryeministri grek. “Faleminderit, z.Kryeministër. Ia shpreh ngushëllimet e mia tërë Greqisë në emrin tim dhe të popullit turk. Gjithashtu, Turqia është gjithmonë e gatshme ta ndihmojë Greqinë që t’i shërojë plagët. Që dy fqinjët të shfaqin solidaritet në kohë të vështirë është më e vlefshme sesa shumë gjëra në jetë”- ishte përgjigja e presidentit turk.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar 17 km nga Izmiri, përkatësisht në brigjet e rajonit Seferihis