Është e domosdoshme ngritja e vetëdijes për rëndësinë e përdorimit të drejtë të testeve psikologjike në Republikën e Maqedonisë në arsimin parashkollor dhe fillor, ndërsa me atë edhe për rëndësinë për parandalimin dhe mbrojtjen e shëndetit mental të fëmijëve, përcjell Fol.

Kjo u theksua në simpoziumin shkencor për standardizimin e testeve psikologjike ndërkombëtare me temë “Përdorimi i testeve psikologjike në sferën e arsimit parashkollor dhe fillor në funksion të zhvillimit të shëndetit mental të fëmijëve në Republikën e Maqedonisë”, që mbahet sot në Institutin për hulumtime sociologjike dhe politiko – juridike në Shkup.

Simpoziumin e organizon laboratori psikologjik në kuadër të Institutit dhe është pjesë e ciklit të prezantimeve, i cili është quajtur “E mërkura shkencore”, dhe i cili zbatohet prej ekzistimit të tij.

“Që të mund të flasim për mbrojtjen e shëndetit mental duhet të fillojmë prej mjeteve tona kryesore, ndërsa ato janë testet psikologjike. Për fat të keq nuk kemi teste dhe prandaj e nisëm gjithë këtë proces në një standardizim dhe adaptim kulturor të testeve para testeve ndërkombëtare të cilat përdoren jashtë vendit”, theksoi prof. Eleonora Serafimovska e Institutit për hulumtime sociologjike dhe politiko – juridike.

Ajo theksoi se në sesionin e dytë psikologët e tyre do të bisedojnë për atë të bëhet një set i tërë i testimeve të cilat duhet të shfrytëzohen në arsimin parashkollor dhe fillor.

“Roli i psikologëve në shkolla është shumë i rëndësishëm. Psikologët janë mbrojtës të shëndetit mental të nxënësve dhe kuadrit mësimor”, tha kryetarja e Odës së Psikologëve të Republikës së Maqedonisë, Mirjana Jovanovska Stojanovska.

Ajo sqaroi se në Republikën e Maqedonisë nuk ekzistojnë mjete të standardizuara të cilat do t’i shfrytëzonin psikologët e shkollave.

“Kjo gjendje është alarmante. Detyra jonë është t’ua bëjmë me dije organeve kompetente se nevoja e veglave psikologjike dhe standardizimi i tyre është në dobi të parandalimit dhe ruajtjes së shëndetit mental të nxënësve. Duke u kujdesur për shëndetin mental të nxënësve ne kujdesemi për të ardhmen tonë dhe të ardhmen e tyre”, shtoi Jovanovska Stojanovska. /Fol/