Ministria e Kulturës nuk ka informacion të saktë se kur do të përfundojë rindërtimi i plotë i Teatrit shqiptar. Do të ndiqet dinamika e zbatimit të marrëveshjes. Mbikëqyrja gjatë zbatimit të punimeve të ndërtimit është dashur ta japë përgjigjen nëse do të ketë prolongim të ri dhe a do të nevojitet kohë shtesë për të përfunduar riparimi që filloi katër vite më parë.

Dorëzohet mendim deri tek organi mbikëqyrës, më pas organi mbikëqyrës duhet të paraqesë mendim deri tek institucioni, respektivisht Teatri shqiptar, i cili është i obliguar dhe në kuadër të së cilës mbetet kompetenca nëse do të vazhdohet kontrata, a do të prolongohej dhe në këtë kuptim sipas marrëdhënieve obliguese të dhëna në kontratë a do të paraqiste ajo përfundimisht edhe disa ndryshime në drejtim të pagesës në lidhje me dënimet eventuale – deklaroi Robert Alagjozovski, Ministër i Kulturës.

Teatri shqiptar para Vitit të Ri në një procedurë me negocim nënshkroi një aneks të ri në kontratën kryesore në vlerë prej gati një milion euro me kompaninë Shencija nga Italia. Deri më tani Ministria e Kulturës ka bërë vetëm konsultime me Teatrin Shqiptar për marrëveshjen e nënshkruar.

Nëse ka indikacione serioze se atje ka ndonjë paligjshmëri do të bëjmë revizion. Në këtë moment revizion të tillë nuk planifikojmë, sepse kemi mjaft situata të tjera të abuzimeve të hapura që i shqyrtojmë në kuadër të Ministrisë së Kulturës – tha Robert Alagjozovski, Ministër i Kulturës.

Alsat M tanimë njoftoi se Teatri shqiptar ka nënshkruar aneksin e shtatë të kontratës kryesore për rindërtim në vlerë prej gati një milion euro. Shpjegimi i këtij Institucioni ishte se kontrata është lidhur për shkak të punëve të paparashikuara. Katër nga anekset ku ka implikime financiare për buxhetin, peshojnë 80 milionë denarë pa TVSH. Sipas dokumentit të Byrosë për Furnizime Publike kompania italiane Shencija marrëveshjen e fundit duhet ta realizojë deri më 31 maj të këtij viti. Përmes kontrollit të regjistrave qendror në Maqedoni dhe Italia vihet deri në përfundim se Shencija SHPK është e lidhur me kompaninë “Lamone Moreda.” Ajo fillimisht u zgjodh për riparimin e teatrit, por falimentoi. Shencija në vitin 2016 e bleu filialin maqedonas të “Lamone Moreda.” Selia e tyre është në lagjen Debar Maallo, në qendër të Shkupit. Por, përveç filialit të Shencias, në të njëjtën adresë është edhe kompania Italmak Konstrukcii, firmë e cila ka punuar në projektet e “Shkupi 2014” – Ura “sy” dhe shatërvanëve në lumin Vardar.

Megjithatë rrjeti i pronësi të firmave që kanë marrë tenderë për ndërtimin e ndërtesave shtetërore degëzohet në mënyrë plotësuese. Kompania Shencija nga Italia e cila e rekonstruon teatrin shqiptar është në pronësi të një kompanie tjetër ose në pronësi të Electra Italia e cila është në pronësi të kompanisë “Trust Blu” nga Italia. Me këtë kompani degëzimi i pronësisë, ndërsa përmes Regjistrit Qendror italian nuk mund të përcaktohet se në pronësi të kujt është “Trust Blu” dhe me këtë t’i jepet përgjigje pyetjes se kush është pronari i vërtetë i “Shencija SHPK”, e cila e rindërton Teatrit shqiptar. Ndërkohë, Qeveria njoftoi kontrolle të rrepta për shpenzimin e parave publike, sepse revizionet e brendshme nuk kanë qenë në nivelin e duhur. Megjithatë me vendim të Qeverisë, Teatrit shqiptar nga buxheti i janë miratuar 300 mijë euro shtesë për t’i mbuluar borxhet e bëra gjatë ndërtimit. /Alsat M/