Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, këtë javë ka qenë e ftuar në emisionin “E Diela Me Ne” që emitohet çdo të diel në Televizionin Koha në ora 19:30./Tv Koha

Arifi iu përgjigj shumë pyetjeve nga ana e moderatores Ermira Selami.

Moderatorja: A do të kandidoni sërisht për kryetare komune?

Arifi: Dëshira dhe zemra ime është me Tetovën, por mvaret vendimi politik që do ta marrë partia e sajë.

Moderatorja: A i asfaltuat të gjitha gropat që i nënvizuat gjatë fushatës?

Arifi: Janë asfaltuar disa herë, mirpo ka gropa të reja që kërkojnë nonstop të regullohen.

Moderatorja: Para 4 viteve premtuat Bulevardin ”Bllagoja Toska” por deri tani asgje?

Arifi: Kemi filluar procedurat por për shkak të esprekproimeve, regjistrimeve ka zgjatur më shumë, shpresojmë që edhe aty të mbrijmë një kohë të mirë për qytetarët.

Moderatorja: A është e vertetë që komuna ka mbi 20 milion euro borxh?

Arifi: Nuka jam e sigurtë por mendoj se borxhi i përgjithshëm i komunës është mbi 12 milion euro./Tv Koha