Inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, në dy grupe sot kanë qenë në terren për të zbatuar kontrollet e personave juridikë që posedojnë Leje A të Integruara të Mjedisit (A ISKZ), përcjell Fol.

Këto aktivitete janë ndërmarrë si rezultat alarmant i pragut të vlerës 200mg/m3 gjatë dy ditëve të njëpasnjëshme të grimcave PM10 në ajër, siç përcaktohet në Rregulloren për vlerat kufitare të niveleve dhe llojeve të ndotësve të ajrit. Ky prag alarmi është tejkaluar në Shkup në pikat matëse Rektorati dhe Lisiçe dhe në Tetovë.

Këto dy qytete, Shkupi dhe Tetova, janë të mbuluara me kontrolle të përforcuara të Inspektoratit Shtetëror për Mjedis dhe natyrë dhe në bazë të kontrollit do të merren masat e duhura në përputhje me Ligjin për ajrin e ambientit. /Fol/