Dita e dytë me radhët që tetovarët thithin ajër të ndotur tetë herë nga ajo që lejohet. Grimcat PM 10 dje arritën deri në 460 mikrogramë në një metër katror.

Organizatat joqeveritare ankohet se komuna nuk po ndërmerr masa kundër ajrit të ndotur, siç është larja e rrugëve, apo dënime për firmat e vogla dhe të mesme që ndotin ajrin e ndotur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Përveç që nuk investohet, nuk po ndërmerren as punët që s’kërkojnë investime. Inspektorati nuk punon ashtu siç duhet.Natyrisht, do të kthehemi me metodat e vjetra, me aktivizim të protestave dhe qytetarëve”, tha Elemedin Abdullahi.

Arjanit Xhaferi nga ‘Eco Guerila’ kërkon edhe përgjegjësi nga funksionarët që nuk ndërmarrin masa kundër ajri të ndtour.

“Kush është dënuar në Maqedoni për mjedisin jetësor? E pamë se në Bullgari se ministri i Ekologjisë përfundoi në burg”, thotë Xhaferi.

Nga Komuna e Tetovës premtojnë se sivjet do t’i përforcojnë masat kundër ajrit të ndotur.