Tym i dendur në Tetovë, deponia përsëri në zjarr

Në deponinë e Tetovës përsëri ngrihet tym i dendur, i zi ndërsa qytetarët ankohen se era e keqe dhe tymi tani më ndjehen jo veç në afërsi të deponisë po edhe në pjesë tjera të qytetit.

Dje kishte zjarr të tillë, por u konstatua se është lokalizuar.

Ka shumë shtëpi të tetovarëve që ndodhen në vetëm disa metra nga skajet e deponisë. Qytetarët e Tetovës kërkojnë nga autoritetet e komunës që deponia e egër të zhvendoset në lokacion tjetër në pjesë tjetër të qytetit dhe të gjindet zgjidhje afatgjate për këtë problem shumëvjeçar të qytetarëve të Tetovës.