N. Gafuri, 58 vjeçar me prejardhje nga Tetova javën e kaluar është arrestuar në Novi Pazar të Serbis pas akuzave të ngritura për pedofili.

Gafuri dyshohet se disa herë që nga muaji gusht e ka detyruar një djalosh 12 vjeçar që ta kënaq me sex oral dhe sipas TV Jedinstvo i pandehuri e ka pranuar në seancë se ka abuzuar me fëmijën.

Banorë të Novi Pazarit kanë dërguar një mesazh në adres të “tetova1” duke theksuar se banorët e Tetovës duhet të kenë kujdes në të ardhmen nëse Gafuri do të deportohet për në Maqedoni.

Përndryshe N.Gafuri ishte pronar i burektoreve Aida dhe Aida 2 në qytetin e Novi Pazarit.