Pavarësisht ngërçit të krijuar politik, bllokimit të Kuvendit, dhe “tentativa” e subjekteve politike për të kontribuar, ekziston mundësia reale se prapa kësaj situate qëndron edhe nje bashkëpunim i fshehtë për zgjedhjet lokale. Edhe pse Deklarata e përbashkët politike në shikim të parë i afroj subjektet politike shqiptare, megjithate interesi partiak dhe strategjik i tyre nuk i mban edhe aq te bashkuara. Edhe në zgjedhjet e jashtezakonshme parlamentare u vërejt një afërsi e Lëvizjes BESA dhe PDSH. Kjo edhe u tha haptas nga Ushtruesi i atëhershëm i kryetarit të PDSH z.Azem Sadiku se ka patur nje marrëveshje të fshehtë bashkëpunimi. Ndërsa natën e zgjedhjeve Kryetari i PDSH, ja ofroj lëvizjes BESA dy deputetët e sajë pa asnjë lloj kushti. Poashtu kjo u prit dhe u përshëndet edhe nga vetë kreu i Lëvizjes BESA. Nëse e analizojmë sot situatën politike, ka hapësirë dyshimi se aj bashkëpunim pritet të kulmojë në zgjedhjet lokale, dhe te formalizohet ai bashkëpunim, dhe të forcohet edhe me ndikimin dhe përkrahjen e VMRO-së, në ato Komuna Shqiptare ku do jetë beteja e ngushtë mes BDI dhe BESË-s. Komuna e Tetovës do jetë sfida e dy subjekteve politike, mes BDI dhe BESËS ku kjo e fundit shpreson në votat e PDSH-së dhe të VMRO-së për ta fituar kandidatin e BDI. I gjithë opinioni tani më e din se Lëvizja BESA nuk e ka aspak prioritet Qeverine dhe te bëhet pjesë e saj ngase koncentrimin politik e ka për të fituar sa më shumë Komuna shqiptare. Pra në bazë të kësaj shihet se prioritet i lëvizjes BESA nuk është as Ridefinimi, as burgosja e krerëve të VMRO për krim dhe korrupcion, madje as Deklarara e përbashkët mes BESËS, Aleancës për Shqiptarët dhe BDI, por fokusim real i BESËS sipas gjitha gjasave jane vetëm Komunat të cilat do ti imponojnë një afërsi dhe “pazarllëk” politik mes BESË-s, PDSH-së dhe VMRO-DMPNE-së.