Në rrugën lokale fshati Pallaticë – Zhelinë, mbrëmë rreth orës 23:00 ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin ka humbur jetë një 33 vjeçar nga Pallatica.

Siç njofton MPB, aksidenti ka ndodhur në mes një makine “Audi” me targa të Shkupit e drejtuar nga një 23-vjeçar dhe një motoçiklete “Yamaha” pa regjistrim, e drejtuar nga 33-vjeçari, i cili ka ndërruar jetë.

Pas aksidentit viktima është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku edhe ka ndërruar jetë.

Ekipi i SPB Tetovë dhe Prokuroria kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes.