Inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut në Tetovë, si duket kanë probleme me njohjen e shenjave të komunikacionit.

Pikërisht në rrugët e ngushta dhe të stërngarkuara, dhe aty ku më së paku duhet të shkelet ligji, inspektorati në fjalë parkon makinën, mu nën shenjën e cila ndalon parkimin.

Edhe sikur të mos ishte shenja për ndalesë të parkimit, inspektorët e inspektoratit shtetëror të tregut, nuk duhet të lënë makinën e tyre të parkuar në rrugë, ku pengojnë si kalimtarët, po ashtu edhe makinat. Dhe si për çudi, edhe pse parkimi ndodh përpara komunës së Tetovës, askush nga përgjegjësit e këtij institucioni, por as edhe policia, nuk marrin masa për largimin e kësaj makine zyrtare, por edhe të makinave tjera që shfrytëzojnë rastin dhe parkojnë makinat vend e pa vend.