Pas publikimit të lajmit në televizionin Alsat për tharjen e impiantit për pastrimin e ajrit të njohur si “City Tree” në Tetovë, ka nisur ndërrimi i myshqeve, ndërsa për tharjen e tyre, sipas drejtuesve të organizatës Eco Svest, fajtor është faktori njeri, por edhe moti i nxehtë. Vonesa e deritanishme e mos ndërhyrjes në këtë impiant që të kthehet në gjendje funksionale, sipas përgjegjësve, ka të bëj me atë se myshqet e këtilla në Maqedoni nuk gjenden dhe të njëjtat porositen nga Gjermania. Myshqet e vendosura 3 muaj më parë ishin vyshkur në tërësi. Organizatat joqeveritare akuzuan komunën për mosmirëmbajtjen e investimin në vlerë prej mbi 20 mijë euro.  City Tree i cili është instaluar në pjesën qendrore të qytetit, paraqet një strukturë vertikale të myshqeve të cilët bëjnë thithjen e pluhurit dhe kanë aftësinë të neutralizojnë 240 ton dioksd karbon në vit.

 Duke marrë parasysh faktin se në Tetovë kishte mungesë të disa myshqeve pra ca bimë ishin marrë prej aty do bëjmë sot këmbimin e të njëjtave  që ta kthejmë funksionalitetin e tërë instalimit. Ajo që mungojnë bimët në saksi është faktori njeri ndërsa pjesët që janë të thara është se atë anë më tepër e djeg dielli dhe është e nënshtruar në temperatura më të larta dhe iu duhet kohë që të përshtaten shpresojmë se në vjeshtë nuk do ketë absolutisht asnjë problem – tha Ana Kleshoska, Eco Svest./ Alsat-M