Që prej dy muajsh, në qytetin e Tetovës, stacionet për matjen e ndotjes së ajrit janë jashtë funksionimit. E njëjta gjë ndodh edhe me pikat matëse të ndotjes në Kumanovë dhe Manastir. Organizatat për mbrojtjen e ambientit kanë ngritur zërin kundër këtij fenomeni, duke hedhur dyshime se mosfunksionimi i stacioneve matëse bëhet me qëllim, sidomos në prag të zërave për hapjen e Jugohromit.

 Shqetësimi më i madh është se pikërisht tani kur po hapet tema e rihapjes së Jugohromit duke parë takimet e kryeministrit të ri me pronarët e kompanisë, pastaj edhe Eco Guerilla në takim me kryeministrin rreth kësaj çështjeje pra dyshimi qëndron se mos po përgatitet terreni për rihapjen e gjatë kësaj periudhe që tregohen të dhëna me ndotje më të ulët- tha Narta Kasa nga shoqata “Nëna dhe Fëmija”. Është shqetësuese që këto matës nuk punojnë dhe nuk e dimë se çfarë ajri thithim. Është ndër shtyllat kryesore të konventës së Arhusit, që e ka nënshkruar Maqedonia dhe qytetarët duhet të informohen me cilësinë e ajrit se çfarë ajri thithin. Kemi bë një shkresë në inspektorat dhe në Ministri të Ekologjisë dhe po presim, realisht nuk e dimë se përse qendrat matëse nuk funksonojnënjë kohë të gjatë- tha Arianit Xhaferi. Eco Guerilla.

Nga ana tjetër Ministria e Ekologjisë, ka sqaruar se, mos funksionimi i pikave matëse është për shkak të zëvendësimit të matësve dhe modernizimit të të njëjtëve.

Është e vërtetë, në fakt tre stacione nga 17 në përgjithësi, pra në Tetovë, në Manastir dy dhe në Kumanovë ka një muaj që nuk janë në funksion. Arsyeja është se pjesët e këtyre stacioneve matëse janë më të amortizuara dhe gjatë kësaj periudhe ne bëjmë modernizimin e këtyre tre stacioneve- tha Besa Tateshi, këshilltare për ndotjet industriale nga Ministria e Ekologjisë.

Sipas Ministrisë së Ekologjisë, përfundimi i zëvendësimit të të stacioneve matëse do të bëhet në fillim të muajit të ardhshëm kur dhe pritet të rivihen në funksion të njëjtat./Alsat-M