Gjatë ditës së djeshme në Tetovë u sanksionuan dhe u ngritën me anë të karrotrecit gjithsej 15 automjete të parkuar në mënyrë të paligjshme, kryesisht në zonën e udhëkryqeve dhe parkimeve paralele apo të ashtuquajturat parkime në rresht të dyfishtë.

“Gjatë këtyre aktiviteteve kontrolluese u zbuluan edhe 3 persona të cilët po drejtonin automjete pa patentë shoferi, 2 automjete me regjistrim të skaduar dhe lloje të tjera të shkeljeve të trafikut, të cilat u rrumbullakosën me parashtresa adekuate”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB-Tetovë.