Shtatë persona të lënduar dhe dëm material prej rreth 100 mijë denarë janë pasojat nga dy aksidentet rrugore, që gjatë natës së kaluar kanë ndodhur në dy vende në rajonin e Tetovës, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, përcjell Fol.

Të aksidentuarit përgjithësisht kanë pasur lëndime të lehta trupore dhe poashtu dëme materiale. Sipas njohurive të para nga ekspertiza, arsyja e aksidenteve është shpejtësia e papërshtatshme. /Fol/