40 vjeçari me iniciale A.O nga Tetova, mbrëmë rreth orës 19.50 minuta ka denoncuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën “Land Rover”, me targa të Tetovës, pronë e babait të tij.

Sipas policisë, para se ti vidhet vetura, ai është ndalur në një barnatore në rrugën “Bllagoja Toska”, në Tetovë, ka dalë dhe kur është kthyer – vetura nuk ka qenë në atë vend ku ka patur edhe dokumente personale.

Vetura është përllogaritur në vlerë prej 50 mijë euro. Janë marrë masa për zbardhjen e plotë të rastit.