“Katërvitet e fundit, kemi qenë dëshmitarë të rrënimit të gjithçkajës në Tetovë”

Katër vite më parë, gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e atëhershme lokale, Teuta Arifi premtoi ndryshime rrënjësore për banorët eTetovës, e mes tjerash, edhe zgjidhje përfundimtare të problemit me mbeturinat.

 “Grumbuj mbeturinash që shtoheshin çdo ditë”

 Dje, kur shpërtheu një zjarr i madh në deponinë ilegale në hyrje të qytetit të Tetovës, kryetarja Arifi u arsyetua se mbeturinat nuk i kishte sjellë ajo, por i kishte gjetur në Tetovë. Kryetarja aktuale e Tetovës, e cila vetë gjatë fushatës së fundit parazgjedhore kishte premtuar zgjidhje për problemin e kamotshëm të banorëve të Tetovës, për zjarrin që kishte shpërthyer tek deponia, kërkoi që askush të mos e përmend këtë problem gjatë fushatës parazgjedhore.

“Këto hedhurina unë nuk i solla këtu, por i gjeta. Dhe ashtu si i gjeta aty, në mënyrë afatgjate administrata dhe miqtë e ndryshëm që i kemi pasur, partnerët e ndryshëm, kemi punuar për të gjetur zgjidhje, dhe ne jemi në fund të kësaj zgjidhjeje. Në qoftë se dikush prej kësaj çështjeje dëshiron që të bëjë fushatë dhe ta përdor dhe ta keqpërdor, mendoj se e ka zgjedhur rrugën e gabuar”, deklaroi Teuta Arifi, kryetare e Tetovës.

Teuta Arifi gjithasthu akuzoi persona të panjohur se qëllimisht i kanë vënë zjarrin deponisë, duke theksuar se kundër tyre edhe është ngritur padi. Ajo kërkoi që institucionet kompetente të zbardhin rastin.