Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, në emisionin Click Plus foli edhe për korsinë e biçikletave në Tetovë. Ajo tha se Tetovës për herë të parë i kanë bërë korsi për biçikleta prej 3 kilometrash, duke shtuar se i kanë bërë sipas procedurave dhe sipas planit.

“I bëmë si duhet sipas procedurave dhe në të njëjtën sipas planit i cili nënkupton 3 kilometra mundësi që të shfrytëzohen nga qytetarët tanë. Ka qenë shqetësues reaksioni për arsye se është e rëndësishme që gjërat të cilat i bëjmë në mënyrën më të mirë dhe me idetë më të mirë dhe normalisht është intervenuar, janë shikuar përgjegjësitë gabimet të cilat janë bërë në hapa dhe ato normalisht që janë në përmirësim e sipër dhe dëshiroj që të siguroj qytetarët e mi që do të kenë korsi biçikletash prej 3 kilometrash një diçka të re që qyteti nuk e ka pasur më përpara”, tha mes tjerash Teuta Arifi – kryetare e Komunës së Tetovës