Ministria e Financave, Dragan Tevdovski, tha se ministria nuk punon në rebalancin e buxhetit, pasi që zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnajovski kumtoi se pagat e policëve të pyjeve do të rriten për 30% pas rebalancit të parë të buxhetit, njofton Portalb.mk.

‘Kur do t’i shihni të ardhurat të cilat i kemi publikuar për fillimin e vitit ata janë solide dhe  sigurojnë rritje adekuate, kështu që për momentin Ministria e Financave nuk punon për rebalanc të buxhetit”, u përgjigj Tevdovski, në pyetje gazetareske pas mbarimit të Komitetit për Stabilitet Financiar në Bankën Popullore.

Ai tha se realizimi i investimeve kapitale në fillim të vitit ka qenë më i ulur, por si ministri, kanë bërë trysni ndaj të gjithë shfrytëzuesve buxhetor dhe institucioneve që t’i rrisin aktivitetet në lidhje me realizimin e investimeve kapitale.Rënia në fillim të vitit ka të bëjë me atë që, institucionet një pjesë të obligimeve serioze i kanë realizuar në fund të vitit 2017. Gjithashtu ka probleme të cilat ministritë resore aktualisht i zgjidhin, siŁ është problemi me autostradat. Por bëjë gjithçka, që aktivitetet të zhbllokohen dhe në vitin 2018 të kemi nivel më të ndjeshëm të realizimit të investimeve kapitale”, tha Tevdovski.